Në Radio Tirana
Intervistë dhënë gazetares Klaudia
Malaj
Z.Fatmir, ju falenderoj që jeni me ne në
studio. Mirësevini!
Faleminderit!
Ju z.Fatmir keni shkruar monografi,
fabula, tregime, poezi, romane, gjëegjëza, pra një biblotekë të tërë. Si
ndjeheni para krijimtarisë tuaj, para gjithë këtyre librave në zhanre të
ndryshme.


Si i shihni ju shkrimet tuaja, tashmë të
botuara, z.Gjestila?
Në tërësinë e librave të mi për të rritur
janë tre libra me monografi, dy libra me fabula dhe dy libra me poezi. Në
monografitë dua të veçoj “Një jetë për flamur” dhe “Miku i të gjithëve” që jo
vetëm janë pritur mjaft mirë nga lexuesi, por dhe bënë që personazhet realë, figura të njohura publike, tashmë
Dëshmorë të Atdheut, të përshfaqen në tërë dimensionet e tyre njerëzore para
lexuesve dhe institucioneve, të cilët, përballë fakteve të publikuara e
drejtuan më shumë vëmendjen te këta figura të nderuara që tashmë i përkasin
historisë, duke u dhënë atyre dhe të afërmëve vendin që u takon në shoqëri. Sa
për poezinë... nuk rend


Duke iu rikthyer krijimtarisë sime, gjejmë
fakte se ajo nis që nga mosha fëminore dhe rinore me vjershat e para për nje
lapidar, për një hero e më vonë me poezitë lirike me nuanca erotike. Asnjëherë nuk kam menduar se do vinte një ditë e të shkruaja për fëmijë. Jo vetëm
kaq, por as që kam menduaar në atë kohë se do të kaloja gjithë jetën mes fëmijëve.
Kësisoj, edhe kur kam nisur mësimet në shkollën e mesme artistike “Prekë
Jakova” në Shkodër nuk kam menduar se do të jem mësues, ndërsa, kur kam kam nisur
studimet e larta për mësuesi, sinqerisht ju them se shpesh kam bërë pyetjen: Unë
do të bëhem mësues? Për më tepër për këtë moshë? Pse ta fsheh, nuk e kam dëshiruar.
Por në jetë provon edhe ç’ka nuk ke dëshiruar dhe nuk arrin gjithçka që ke dëshiruar.
Përkundrejt këtij përfundimi, në jetë mëson se jo gjithçka të pa kërkuar si dëshirë
mund të mos e duash shumë. Kur i kam parë për herë të parë nxënësit e mi të
vegjël, jam befasuar me ndjenjën time. Që në fillim kam qeshur me ta, kam
luajtur me ta, kam ngarë me ta, kam konkuruar si fëmijë me ta dhe jam ndjerë
mrekullisht mirë.
Që në javën e parë të punës sime si mësues kam ndjerë se do të
jem gjithë jetën me fëmijët. Më kanë befasuar e më kanë bërë për vete me botën e
e tyre të veçantë, me mënyrën se si flasin, si tregojnë të vërtetën dhe gënjeshtrën,
si qeshin, si luajnë, si zihen e bisedojnë me njëri – tjetrin, me fjalë e me
shenja. Është një botë e madhe, e brishtë dhe e sinqertë, plot buzëqeshje, por
edhe me lot gazi e dhimbjeje. Fëmijët i kam ndjerë e vështruar si të paprekshëm
nga e keqja dhe dhimbja, ndaj jam munduar, si mësues e si njeri, të sillem me
ta me shumë përgjegjësi e përkujdesje. Gjatë gjithë viteve të mia si mësues,
s’besoj të kem hyrë në klasë me vragat e mërzitjes a të shqetësimit në fytyrë
duke u munduar që në këto rastë t’i kyç ata diku thellë në vetëdijën time e të
merrem me ta larg nxënësve. Mund të kem hyrë në klasë i lodhur, i sëmurë, por
kurrë me foton e paknaqësisë në sy. Fëmijët i kam parë gjithherë jo vetëm si
objekt por më shumë si subjekt. Te ata kam arritur të marr gjithçka sa kam
mundur për t’jua kthyer atyre në formën e poezive, tregimeve, fabulave... Në krijimtarinë
time janë ca tema me nuanca didaktike, të trajtuara përmes vjershave të shkurtëra
dhe gjëegjëzave, në formën e lojës. Janë marrë nga lojërat e tyre dhe medoj se
janë rikthyer te ata në një formë tjetër, të cilën e kanë pranuar me mjaft
interes e kënaqëi. Megjithatë dua të them se kam marrë shumë nga fëmijët dhe mendoj
se nuk jua kam kthyer atyre ende gjithçka që kam marrë, në kuptimnin e borxhit
ndaj tyre.
Fakti që jeni mësues ju ka ndihmuar të
jeni më pranë botës së fëmijëve, ndaj dhe dua t’ju pyes: a është vështirë për
ju z. Fatmir të kuptoni botën e fëmijëve?


Ju shkruani vjersha, fabula, tregime,
romane, pra kapni zhanre të ndryshme... Sa e vështirë është për ju z Gjestila të
zgjidhi gjuhën me të cilën u drejtoheni fëmijëve?

Donim të shkëpusnim një nga fabulat tuaja.
Jo pa qëllim... Edhe ngaqë studentët janë në prag diplomimi dhe maturantët në përzgjedhjen
e degës. Kjo fabul m’u duk mjaft aktuale. Është fabula “Diploma”
Po, është një fabul që u prit mjaft mirë,
gjithashtu qe një përgjigje ndaj një realiteti të krijur prej vitesh.
Faleminderit që kërkoni ta lexoj unë.
DIPLOMA
DIPLOMA
Tri diploma, varg, kurorë
në edukim “Master Shkencor”
Para klasës bën mak-mak,
është patok e s’është rosak.
Kecit- qengj e gjarpërit-ngjalë,
i thotë sot ky mësues i rrallë.
Mjelmë qafëgjata – drejtoreshë,
Çirret, hidhet: - Ky do fshesë!
Përmbi gardh gjeli mbyll sytë,
nis një këngë e s’ka të dytë:
- Prit, moj, prit,
mos ia vërë fshesën,
sa të marrë edhe dëftesën.
Është një fabul shumë e bukur, mjaft e fortë. Donim një koment rreth saj. Si kjo, edhe të tjera fabula janë krijime që nuk i lexojnë vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Kanë një mesazh shumë të qartë, prekin me fjalë të thjeshta dhe të vegjlit, edhe të rriturit.

Sa ju nxit realiteti dhe gjithçka që ju rrethon
në realizimin e fabulës
Sa më nxit reliteti... Shumë... Realiteti
i sotëm dhe gjithçka tjetër që na rrethon. Impulset e para vijnë nga jeta e përditshme,
nga prekja e ngjarjeve të saj, nga çka përcjellin mjetet e ndryshme të
informimit, ato vizive dhe të shkruara... detaj atje merret... dhe shpejt
kthehet në fabul, në pak minuta. Por vë re se jo çdo fabul që vjen kaq shpejt qëndron
gjatë para lexuesit... mbase, ndonjëherë, kjo vjen edhe nga impulsiviteti me të
cilin merret informacioni. Patjetër që, më vonë, këto fabula kanë nevojë për përmirësim.
Ndonjë fabul më bën të ndjehem keq. Është ndër ato fabula që ka fshikulluar pa
u menduar gjatë, është nxituar të dalë... E dua fabulën... Më ka tërhequr që në
fëmijëri... Është një zhanër që përcjell mesazhe të qarta me humor e hijeshi
fjale...
Jeni brenda një fëmije, një të rrituri...
Sa e vështirë është për ju, z. Gjestila, të sillni këto shkrime? Poezinë, fabulën,
tregimin, romanin... Ndjeheni ndonjëherë i lodhur apo kënaqeni kur shihnin se
keni botuar jo pak libra të ndryshëm?
Duket sikur librat e mi kanë rrjedhur disi
shpejt. Nuk është krejt ashtu. Disa prej tyre kanë qenë brenda meje me kohë, si
detaje e si përmbajtje, mbase herë-herë edhe si formë. Jam munduar të mos
nxitohem në botimin e tyre, po mbase në ndonjë rast, siç e përmenda më lart,
edhe ka ndodhur e kundërta. Jam i mendimit që çdo libër ka nevojë për ripunim
para ribotimit. Nevoja e përzgjedhjes së fjalës, shprehjes, ripunimit të frazës,
fjalisë; marrja në konsideratë e fjalës së lexuesit. Nuk është e lehtë... herë
– herë mjaft e vështirë. A ndjehem i lodhur? Mbase në ndonjë rast... I lodhur
por i plotësuar, sidomos kur shkruaj... ndjehem aq mirë... dhe koha rrjedh si të
mos jetë... është një kënaqësi që e merr me të mira lodhjen. Në ato ditë, pra
kur shkruaj edhe humori është më i mirë, më i shëndetshëm... dhe s’mendoj për
gjë tjetër. Po jeta është e vështirë dhe të duhet të përballosh edhe probleme e
detyrime të tjera që kanë të bëjnë me familjen.
Sigurisht, po punoj. Ndërkohë nuk po
shkruaj ndonjë gjë të re, përveç fabulës që rrjedh thuajse çdo ditë dhe detajit
poetik që nuk mundem t’i shpëtoj. Procesi i krijimit është një magji më vete.
Ndërsa shkruan në mendje afrohen e të joshin tema të tjera, por, siç thashë,
tani për tani nuk po shkruaj, po punoj për të sjell në proces përfundimtar për
botim një roman ndërkohë që, paralelisht po ripunoj për ribotim librat “Vallja
e numrave”, “Miqtë e hënës” dhe “Nori dhe Matematika”. Shpresoj t’i sjell në një
format të ri dhe të pasuruara me ilustrimet e Mariglen Gjestilës, që dallohet për sensin
krijues të bërjes së kopertinave, për linjën e qartë, ngjyrën e ngrohtë dhe përcjelljen
e ilustrimeve sipas moshës dhe natyrës së personazhit. Për mua është fat të punoj me këtë ilustrues të talentuar.
Ne ju urojmë shumë suksese. Paskemi disa libra
që presim të botohen e ribotohen. Ju falenderojmë shumë që ishit me në studio
dhe ndatë me ne gjithçka për librat e tu.
Ishte kënaqësi. Faleminderit! Suksese edhe
për ju, Klaudia.