UNË E PASHË
GJERGJIN

Pasi kishin shëtitur shesheve e bregoreve mbi rrënojat e qytezës, kishin zënë këngën dhe vallen rreth Gurit të Prerë. Në krye kishin vënë kurora të thurura me lule shumëngjyrshe dhe, të lidhur dorë për dorë, silleshin rreth Gurit të Prerë duke kënduar. Kënga e gojëdhënës thoshte:
e një zë e lëshoi,
porse grindja
nuk pushoi,
shpata gurin
copëtoi,
të ligut frikën
i tregoi,
dhe të gjithë
i shpëtoi.
Befas,
Kastrioti la vallen dhe u hodh mbi Gurin e Prerë. U kacavar me duar dhe me këmbë
përgjatë faqes së pjerrtë të tij dhe doli në majë. Atje zuri të hidhej e të
rrotullohej gjithnjë duke thirrur e kënduar. Poshtë tij, fëmijët duartrokitnin
e thërrisnin:
–
Joti! Joti!
Teksa
hidhej e thërriste e këndonte, u epua dhe mori rrokullimën teposhtë.
Kastrioti
ra përdhè. Bëri të ngrihej, po nuk mundi. Gjithçka zuri t’i sillej përreth. Po
i bëhej se fluturonte mbi maja malesh të thepisura. Një klithmë e hollë e bëri
të dridhej. Sakaq trupi iu lehtësua dhe e pa veten shaluar mbi një shpend
gjigant. Ishte një shqiponjë.
Shqiponja
u rrotullua mbi hapësirën mes tri majave dhe u lëshua teposhtë e zuri vend mbi
një gur të lartë mes ca shtëpive të gurta. Zbriti nga shpendi gjigant dhe mori
udhën përmes shtëpive të gurta. Shqiponja klithi dhe u ngrit në fluturim. Ia bëri
me dorë dhe rendi e humbi mes njerëzve që shkonin e vinin rrugicave të shtruara
me rrasa të bardha.
Diku ndaloi: një kala e lartë në formë rrethore u shfaq befas mbi një kodrinë gurishtore. Ndërsa kundronte kalanë, njerëzit e shikonin disi me habi, por asnjëri prej tyre nuk i fliste. Tingëllima e ca shpatave e bënë të kthehej mënjanë. Pa pesë burra që, me mëngët përveshur, suleshin mbi tre të tjerë. Mes tyre, krejt i paarmatosur, hyri një burrë me flokë të gjatë dhe një rubë të kuqe të lidhur rreth ballit. Ishte Gjoka, kryekështjellari.
–
Largohu Gjokë, pash qiell e dhè! - briti
njëri prej burrave.
– Në
emër të Prijësit, ulni shpatat, burra! – urdhëroi Gjoka.
–
Largohu Gjokë, me të mirë! Ata na rënduan në nder, or ti! Largohu!

Për një
hop shpatat mbetën lart e pezull, të kryqëzuara, por, përsëri, burrat u sulën
me më shumë furi mbi njëri-tjetrin.
Prijësi
sosi në sheshtinën ku ishin ndezur gjakrat dhe tërhoqi me zemëratë frerin e
kalit të bardhë. Kali hovi lart mbi dy këmbët e pasme dhe hingëlliu i egërsuar.
Të tetë
burrat nuk i ulën shpatat. Atëherëshpata e Prijësit përndriti në ajër e ra me
forcë mbi Gurin e Kuq. Guri u nda në tetë pjesë. Tetë burrat ulën shpatat dhe i
futën ato në millKastrioti,
i mahnitur nga pamja dhe forca e Prijësit, u mundua ta thërriste në emër, po
nuk mundi. Ishte i etur. Gjuha i qe ngjtur për qiellëze. Kërkoi ujë. Një djalë
rreth të tetëmbëdhjetave i tregoi një rrasë të bardhë nga ku gurgullonte një
burim i kristaltë. U sul përpara dhe u shtri e vuri buzët në gulfet e akullta të
burimit. Piu dhe u ngrit vrikthi më këmbë, gati për të thirrur emrin e Prijësit,
por ai nuk ishte më aty. Nuk ishte as Prijësi, as kalaja, as shtëpitë e gurta,
as kalldrëmet me rrasa të bardha. Vetëm burimi gulfonte ende. Pranë kishte mësuesin
që i mbante kryet në duar dhe shokët e shoqet që e vështronin të përlotur.

Ndihej
i lodhur dhe koka i dhimbte ende. Tanimë shoqet dhe shokët e vështronin buzagaz
e të habitur.

Nga vëllimi me tregime "ERA"
No comments:
Post a Comment