8/26/2017

UNË E PASHË GJERGJIN

Nxënësit e shkollës “Udha e Dritës” kishin dëgjuar shumë gojëdhëna për Gurin e Prerë, qytezën dhe kalanë e Stelushit, por asnjëri prej tyre nuk kishte qenë atje. Po ja, në një ditë maji, kishin marrë përmalen më këmbë e kishin mbërritur te ato vise që shtrihen në prehër të maleve.

Pasi kishin shëtitur shesheve e bregoreve mbi rrënojat e qytezës, kishin zënë këngën dhe vallen rreth Gurit të Prerë. Në krye kishin vënë kurora të thurura me lule shumëngjyrshe dhe, të lidhur dorë për dorë, silleshin rreth Gurit të Prerë duke kënduar. Kënga e gojëdhënës thoshte:

Erdh dragoi nga përroi
e një zë e lëshoi,
porse grindja nuk pushoi,
shpata gurin copëtoi,
të ligut frikën i tregoi,
dhe të gjithë i shpëtoi.

Befas, Kastrioti la vallen dhe u hodh mbi Gurin e Prerë. U kacavar me duar dhe me këmbë përgjatë faqes së pjerrtë të tij dhe doli në majë. Atje zuri të hidhej e të rrotullohej gjithnjë duke thirrur e kënduar. Poshtë tij, fëmijët duartrokitnin e thërrisnin:
– Joti! Joti!
Teksa hidhej e thërriste e këndonte, u epua dhe mori rrokullimën teposhtë.
Kastrioti ra përdhè. Bëri të ngrihej, po nuk mundi. Gjithçka zuri t’i sillej përreth. Po i bëhej se fluturonte mbi maja malesh të thepisura. Një klithmë e hollë e bëri të dridhej. Sakaq trupi iu lehtësua dhe e pa veten shaluar mbi një shpend gjigant. Ishte një shqiponjë.
Shqiponja u rrotullua mbi hapësirën mes tri majave dhe u lëshua teposhtë e zuri vend mbi një gur të lartë mes ca shtëpive të gurta. Zbriti nga shpendi gjigant dhe mori udhën përmes shtëpive të gurta. Shqiponja klithi dhe u ngrit në fluturim. Ia bëri me dorë dhe rendi e humbi mes njerëzve që shkonin e vinin rrugicave të shtruara me rrasa të bardha.

Diku ndaloi: një kala e lartë në formë rrethore u shfaq befas mbi një kodrinë gurishtore. Ndërsa kundronte kalanë, njerëzit e shikonin disi me habi, por asnjëri prej tyre nuk i fliste. Tingëllima e ca shpatave e bënë të kthehej mënjanë. Pa pesë burra që, me mëngët përveshur, suleshin mbi tre të tjerë. Mes tyre, krejt i paarmatosur, hyri një burrë me flokë të gjatë dhe një rubë të kuqe të lidhur rreth ballit. Ishte Gjoka, kryekështjellari.
– Largohu Gjokë, pash qiell e dhè! -  briti njëri prej burrave.
– Në emër të Prijësit, ulni shpatat, burra! – urdhëroi Gjoka.
– Largohu Gjokë, me të mirë! Ata na rënduan në nder, or ti! Largohu!
Gjakrat ishin ndezur keq. Burrat nuk po i bindeshin as kryekështjellarit. Shpatat flakëronin nën dritën e diellit të buzëmbrëmjes dhe tingëllima e tyre dëgjohej gjer në Krojet e Orëve. Përreth kishte rënë një heshtje e frikshme. Banorët e qytezës kishin mbetur pa gojë. Por, ca trokëllima kuajsh mbi kalldrëmin e gurtë, i lehtësuan pakëz banorët e qytezës që prisnin me zemër të ngrirë fundin e asaj përleshje.
– Prijësi! Prijësi! Erdhi Prijësi! – thirri dikush me zë të lartë.
Për një hop shpatat mbetën lart e pezull, të kryqëzuara, por, përsëri, burrat u sulën me më shumë furi mbi njëri-tjetrin.
Prijësi sosi në sheshtinën ku ishin ndezur gjakrat dhe tërhoqi me zemëratë frerin e kalit të bardhë. Kali hovi lart mbi dy këmbët e pasme dhe hingëlliu i egërsuar.
– Ulni shpata, burra! – gjëmoi zëri i Prijësit.
Të tetë burrat nuk i ulën shpatat. Atëherëshpata e Prijësit përndriti në ajër e ra me forcë mbi Gurin e Kuq. Guri u nda në tetë pjesë. Tetë burrat ulën shpatat dhe i futën ato në millKastrioti, i mahnitur nga pamja dhe forca e Prijësit, u mundua ta thërriste në emër, po nuk mundi. Ishte i etur. Gjuha i qe ngjtur për qiellëze. Kërkoi ujë. Një djalë rreth të tetëmbëdhjetave i tregoi një rrasë të bardhë nga ku gurgullonte një burim i kristaltë. U sul përpara dhe u shtri e vuri buzët në gulfet e akullta të burimit. Piu dhe u ngrit vrikthi më këmbë, gati për të thirrur emrin e Prijësit, por ai nuk ishte më aty. Nuk ishte as Prijësi, as kalaja, as shtëpitë e gurta, as kalldrëmet me rrasa të bardha. Vetëm burimi gulfonte ende. Pranë kishte mësuesin që i mbante kryet në duar dhe shokët e shoqet që e vështronin të përlotur.
– Unë... Unë e pash Gjergjin! – tha dhe u shtri përsëri mbi barin e njomë. – Po, po! E pashë Gjergjin.
Ndihej i lodhur dhe koka i dhimbte ende. Tanimë shoqet dhe shokët e vështronin buzagaz e të habitur.





Nga vëllimi me tregime "ERA"




1 comment:

  1. Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159

    Për magjinë e ribashkimit.
    Për magjinë e shtatzënisë.
    Magjinë fituese të lotarisë.
    Çështjen gjyqësore fituese.
    Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,

    HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.

    ReplyDelete