SHAHIN TOÇI – NJË JETË PËR FLAMUR
Monografi
Autor: Fatmir Gjestila
Redaktor letrar: Behar Gjoka
Redaktor shkencor: Anila Dori
Kopertina: Elsi Kongo
Botues: AlbPAPER
ISBN: 99943-694-8-2
“Shahin Toçi – Një jetë për flamur” i kushtohet Dëshmorit
të Atdheut, flamurtarit dhe patriotit Shahin Toçi.
Monografia “Shahin Toçi – Një jetë për flamur” është
vlerësuar nga historianë, shkrimtarë e publicistë si një monografi e realizuar
me mjaft mjeshtri e dashuri, përmes shpalosjes së materialeve të shumta historike,
relikeve të dëshmorit, kujtimeve të bashkëkohësve e më gjerë.
Nxjerrja në dritë e fakteve mbi jetën dhe
veprimtarinë e Shahin Toçit, të lëna në një lloj harrese disi të qëllimshme në
ta kaluarën, është bërë me mjaft korrektesë dhe është përcjellë te lexuesi me
një gjuhë të qartë, stil të zhdërvjelltë e tërheqës.
“Shahin Toçi – Një jetë për flamur” është një përpjekje
serioze, e para monografi mbi jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit, mbi të cilën
janë mbështetur skenaristë dokumentarësh, gazetarë dhe drejtues emisionesh.
Gjatë leximit të kësaj monografie ndjehet krenaria
për jetën, veprimtarinë dhe qëndrimin heroik të Shahin Toçit. Në planin e mënyrës
së paraqitjes së jetës dhe aktit të dëshmorit, monografia lexohet me mjaft
interes, ëndje dhe kërshëri.
MUSTAFAI – MIKU I TË GJITHËVE
Monografi
Autor: Fatmir Gjestila
Redaktor: Behar Gjoka
Recensa: Basir Bushkashi
Kopertina: Mariglen Gjestila
Botues: West Print
ISBN: 978-9995-6377-2-9
“Mustafai – miku i të gjithëve” është një
monografi kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dëshmorit të Atdheut Mustafa
Gjestila.
Është një monografi që përcjell te lexuesi të vërtetën
mbi jetën dhe veprimtarinë e Mustafa Gjestilës, mjedisin kohor e social në të
cilën u shfaq kjo veprimtari.
Shkrimtari dhe studiuesi në zë Behar Gjoka nënvizon
se: “Monografia “Mustafai – miku i të
gjithëve” është e rëndësishme dhe e veçantë për shumëçka, por mbi të gjitha për
një qasje interesante mbi figurën e Mustafa Gjestilës, si njeri, intelektual, vëlla,
shok, mik, bashkëshort dhe baba shembullor, madje duke e gdhendur atë në të
gjitha planet, përmes fjalës së dialoguer, kujtimeve të ndezura, përshkrimeve të
hollësishme dhe dokumentimeve. Duke e konceptuar librin të ndarë në pjesë dhe
me nëndarje brenda tyre, autori ka krijuar hapësira të shumta komunikimi mbi
jetën dhe veprimtarinë e Mustafa Gjestilës, si përmbledhje dhe përzgjedhje e
fakteve jetësore dhe e çasteve më të spikatura, të skalitura në kujtesën e
bashkëkohësve dhe atyre që e kanë njohur. Duke qenë një monografi e shumëfishtë,
si dhe duke afruar një material të bollshëm, që ecën edhe në linja lineare të
jetës së Mustafait, por edhe të kthesave të befta dhe krejt logjike, libri
lexohet me endje.”