Libra për fëmijë

NORI 
DHE MATEMATIKA

Poezi, fabula, gjëegjëza

   “Nori dhe matematika” është një vëllim me vjersha, fabula dhe gjëegjëza, që kanë në qendër lojën. Përmes vargjeve, loja e çon fëmijën natyrshëm te koncepte e veprime të thjeshta matematikore. 
    Dr. Zenel Sina vëren se: 
    “Ky libër u drejtohet fëmijëve dhe jo vetëm atyre që janë të prirur drejt problemave dhe ushtrimeve matematikore. Si një mik i ngushtë i fëmijëve, me dashurinë e tij për ta, të shprehur qartë edhe në këtë libër, autori jo vetëm përpiqet të na thotë, por edhe na bind se ka edhe një mënyrë tjetër për të tërhequr drejt matematikës edhe nxënësit e “vështirë” në këtë lëndë. 
     Përmes vargjeve, fabulës, figurave stilistike dhe rimës, autori, si njohës i mirë i botës fëminore, e jep matematikën në një plan tjetër, e zhvesh nga autoriteti i saj si lëndë e vështirë, duke e paraqitur atë para fëmijëve të këndshme e gazmore. 
     Pikërisht këtu qëndron edhe një nga veçoritë e këtij libri që e bën atë të dalluashëm nga librat e tjerë për fëmijë.”
     “Nori dhe matematika” është ribotuar disa herë.


PËRROI 

I ZANAVE

    “Përroi i zanave” është një libër në prozë, me legjenda. 
      
      



















E BUKURA E LIQENIT


Përralla

     “E bukura e liqenit” është një libër me përralla për fëmijët e Arsimit Fillor. 

     Përrallat janë shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe dallohen për dialogun dhe përshkrimet e shpejta.  
   
     Përrallat janë të shoqëruara me ilustrime që janë pranë vizatimeve të fëmijëve të kësaj moshe.


VALLJA E NUMRAVE


    “Vallja e numrave” është një libër që lexohet shpejt nga fëmijët.
   Ky libër  u drejtohet nxënësve të Arsimit Fillor. Fabulat, gazmoret dhe gjëegjëzat janë  motivuese në shumë orë mësimore të matematikës, gjuhës dhe lëndëve të tjera.
  Faqe pas faqeje libri mban të ngërthyer vëmendjen dhe dëshirën në pritje për të gjetur një përfundim, për të mësuar një lojë, një gjëegjëzë etj.
  Gjatë leximit, herë pas here, autori i fton fëmijët të arrijnë në përfundime të ndryshme, por dhe të plotësojnë dhe krijojnë vargje të shumta.
    Veçoritë krijuese të këtij libri e bëjnë atë edhe më të dallueshëm nga librat e tjerë për fëmijë.
     “Vallja e numrave” është i ribotuar disa herë.


MIQTË E HËNËS


    “Miqtë e hënës” është një përrallë në vargje. 
    
     Kjo përrallë  ecën përmes një fabule të thjeshtë, por mjaft interesante. 

     Një ketër, diku në një pyll me pisha, një natë shikon lart në qiell dhe vë re se Hënën e kishin ngrënë. Kush? 

     Ketri fajëson për këtë lepurin Veshllapush që ndodhet te një gëmushë, por ai... 
     Këtu nis dhe aventura. 
     Po çfarë ndodh më tej? 






ARTA KUKULLA IME

     “Arta kukulla ime” është një vëllim me poezi për moshën parashkollore dhe klasën e parë.
   
     Faqe për faqe libri është ilustruar me vizatime të cilat ngjyrosen me kënaqësi nga fëmijët.

     Gjatë leximit autori i fton fëmijët të plotësojnë vargje dhe të nxjerrin disa përfundime të thjeshta gjuhësore dhe matematikore. Këtë ftesë autori e bën përmes një personazhi, Artës së vogël, që kalon faqe më faqe të librit. 

     Arta i nxit vogëlushët të luajnë, të vizatojnë, të ngjyrosin, të shoqërojnë, të numërojnë, të plotësojnë e të zgjidhin ushtrime e problema të thjeshta. Kësisoj libri lexohet me kënaqësi nga lexuesi i vogël.
        Është ribotuar disa herë.



ERA

Tregime

    “Era” është vëllim me tregime që u drejtohet nxënësve të klasës së tretë, të klasës së katërt dhe të pestë të shkollës 9-vjeçare. 

      Është libër i shoqëruar me ilustrime, me një aparat pedagogjik të qartë; me kërkesa në drejtim të zhvillimit të temës, mesazheve që përcillen te lexuesi, personazheve dhe njohurive të ndryshme gjuhësore.

    Tematika e tregimeve është e lidhur drejpërdrejt me fëmijët dhe veprimtarinë e tyre në mjediset shkollore. 
Shkrimtari dhe publicisti Niko Tyto pasi nënvizon se vëllimi me tregime “Era” “... është një arritje e re në letërsinë për fëmijë”, vëren se “... në leximin e tregimeve ngjall interes pasqyrimi me një stil të zhdërvjelltë, me fjalë të kursyera, nxitëse e plot emocione i botës shpirtërore të fëmijëve. Rrëfimi i shpejtë dhe elegant të mban në tension e kërshëri nga tregimi në tregim.”
   Shkrimtari Viktor Canosinaj nënvizon se: “Pas disa librave për fëmijë ku veçojmë “Nori dhe Matematika”, “Vallja e numrave”, “Arta kukulla ime”, “E bukura e liqenit”, poemën e mrekullueshme “Miqtë e Hënës” (përveç disa librave për të rritur në lëmin e poezisë, fabulës dhe monogafisë) Fatmir Gjestila vjen me vëllimin me tregime “Era”, një vëllim cilësor që e paraqet denjësisht edhe si prozator.”


AVENTURAT NË PYLLIN ME PISHA


     Libri për fëmijë “Aventurat në pyllin me pisha”, është një roman me një fabul tërheqëse. 
     Çdo pjesë e romanit ka një titull dhe lexohet edhe si tregim më vete, ndërsa të gjitha pjesët formësojnë të tërën. 
   Në qendër të rrëfimit është Eri, një djalë që banon vetëm me nënën dhe vëllanë e vogël në një shtëpi rrëzë një pylli. 
    Një mbrëmje, kur sapo ka nisur të bie borë, Eri shkon në Qytezën e Bardhë për të blerë portokalle. Kur kthehet, gjatë rrugës, buzë një rrëpire i del përpara një ujk. Eri rrëzohet dhe humbet ndjenjat. Gjithçka fillon nga ky çast.
     


LULE DHE NEKTAR


        Fabulat i gjejmë edhe në librat e tjerë për fëmijë si “Vallja e numrave”, “Nori dhe Matematika” dhe “Arta kukulla ime”.
      “Lule dhe nektar” është një vëllim vetëm me fabula, pra është i pari vëllim me fabula për fëmijë.
       Fabulat dallohen për humorin e këndshëm dhe mesazhin e qartë që përcjellin te lexuesit e vegjël. 
      Tematika e fabulave është e re, nga bota e televizionit, internetit dhe kompjuterit. 

Libri “LULE DHE NEKTAR” është shoqëruar me një veprimtari letrare që mund të zhvillohet nga vetë të vegjlit. 



UDHËTOJ MBI NJË BRESHKË
Gjëegjëza


"UDHËTOJ MBI NJË BRESHKË"  është një libër me gjëegjëza për vogëlushët e kopshtit dhe klasën e parë. 

Përmes vargjeve me nota humori kërkohet të gjenden kafshë, dukuri, mjedise... duke dhënë shembuj të ndryshëm.


E FSHEHTA 
E KËSHTJELLËS SË ZEZË


   Romani "E fshehta e Kështjellës së Zezë" është vlerësuar për fabulën e thjeshtë dhe mjaft tërheqëse, për zhvillimet me të papritura të këndshme, ritmin dhe intensitetin e veprimeve, dialogun e shpejtë dhe në funksion të shtjellës së ngjarjes.
    Gjetja origjinale e rimarrjes së disa ngjarjeve të mbetura pezull përmes ditarit të njërit prej personazheve e bëjnë romanin edhe më interesant.      
   Ngjarjet trokasin përmes dialogut të katër personazheve, më pas zënë fill me hyrjen e tyre në Kështjellën e Zezë, atje ku thuhet se është një përbindësh i cili lëviz vetëm natën. Fëmijët largohen të tmerruar sapo ngjiten në katin e dytë të kështjellës. Pse?      Ngjarjet që pasojnë ndjekin njëra-tjetrën dhe zhvillohen herë në kështjellë e herë në lumin Urkë, gjersa fëmijët zbulojnë përfundimisht se cila është e fshehta e Kështjellës së Zezë. 
       E fshehta e Kështjellës se Zezë eshte vlerësuar me cmimin "SKENDER HASKO" si proza e gjatë më e mirë për vitet 2013 - 2014. 



S'TË FAL 
DREJTOR UJKU”

Fabula












ZEMËRIMI I ARIUT


Romani "ZEMËRIMI I ARIUT" dallohet për qartësinë e rrëfimit, befasinë e ngjarjeve, ritmin e veprimeve, përshkrimet e gjalla të natyrës dhe intensitetin e emocioneve që përcjell.
    Bora, një vajzë çapkëne, niset krej papritur në Dejanë, një fshat malor mes pyjeve. Ajo zbret nga autobusi në Lëndinën e Hënës, atje ku mendon se do të takojë Flakorin, djalin e xhaxhait. Por Flakori nuk ka dalë për ta pritur. 
    Bora merr e vetme Udhën e Arinjve. Nata bie dhe ao humbet në pyje. 
    Çfarë do të ndodh më tej?




MATEMATIKA IME 1

MATEMATIKA IME 1
(Teste për klasën e parë të AF)

Kopertina dhe ilustrimet:
Maringlen GJESTILA

ISBN: 978-9928-4342-2-7

Elemente të testeve për klasën e parë duhet të shfaqin edhe natyrën e lojës që të lehtësojnë e të motivojnë nxënësit e kësaj moshe shkollore.
Testet e “Matematika ime 1, një test në çdo javë”, janë krijuar mbi bazën e studimit të programit të ri të matematikës dhe të teksteve mësimore të klasës së parë të Arsimit Fillor, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Hap pas hapi, nga testi në test, nxënësit e klasës së parë ftohen të jenë krijues, vlerësues dhe vetëvlerësues, së bashku me mësuesin dhe prindin, të cilët do të ndjekin zhvillimin e testeve.
Testet janë hartuar për grup temash, për çdo kapitull dhe për çdo tremujor.
Në fund të çdo jave nxënësin e pret një test që përmbledh njohuritë matematikore të dhëna sipas programit të ri. Kësisoj nxënësit i jepet mundësia që, pas 4 temave mësimore të zhvillojë një test. Gjithsej janë 26 teste të tilla, 4 teste për grupkapituj, 3 teste përmbledhëse (një për çdo tremujor) dhe 1 test përfundimtar.
“Matematika ime 1, një test në çdo javë” është një mundësi ndihme për mësuesin gjatë mësimdhënies e vlerësimit, një element e mundësi kontrolli që prindi mund t’i përdor gjatë kohës së përgatitjes së mësimeve nga fëmija.
Për arsye të moshës së cilës i drejtohet, në “Matematika ime 1, një test në çdo javë” përcaktohen vetëm pikët për çdo ushtrim, veprim dhe situatë problemore si dhe shuma e pikëve në fund të testit. Tabelat e vlerësimit janë dhënë në fund të librit të testeve.
Në përfundim të kryerjes së testit, nxënësi mund të gjejë se sa pikë janë marrë për çdo ushtrim dhe të shënojë shumën e tyre. Kësisoj, duke krahasuar shumën e pikëve të mundshme me shumën e pikëve të marra në përfundim të testit, nxënësi mund të vlerësohet dhe vetëvlerësohet.
Gjithashtu, mësuesi, thuajse e ka të gatshëm formulimin e një tabele ku do të përcaktojë sasinë e pikëve për nivelet e arritjeve.
Nënvizojmë se se “Matematika ime 1, një test në çdo javë” u drejtohet të gjithë nxënësve të klasës së parë të AF, por kryesisht nxënësve që kanë nivel arritjesh të kënaqshme, shumë të kënaqshme dhe të shkëlqyer.


MATEMATIKA IME 2                                                  

Kopertina dhe ilustrimet:
Maringlen GJESTILA


Tashmë testi është një ndër mjetet më të përdorura në vlerësimin e përparimit të nxënësve. Gjithashtu është provuar se jo vetëm vlerëson arritjet e nxënësit në fund të një periudhe mësimore, por mundëson marrjen e një informacioni mbi shkallën e arritjeve,  si bazë për planifikimin e mësimdhënies në vazhdim.
Megjithatë, testimet e rregullta mund të kenë edhe ndikime të padëshirueshme, sidomos te nxënësit e klasës së parë, të dytë e të tretë të AF. Në jo pak raste e në jo pak nxënës testimet mund të shkaktojnë frikë, moment ankthi dhe stresi. Në raste të tilla rezultatet e arritura në testim mund të jenë të ulta dhe mund të mos tregojnë realisht gjithë arritjet e nxënësit.
Janë disa arsye që shpejgojnë këto raste frike dhe stresi, por këtu do të nënvizojmë natyrën e formulimit të testit në lidhje me moshën e fëmijës. Ashtu siç rubrika dhe elemente të teksteve, të orës mësimit dhe të gjithë veprimtarisë kurrikulare duhet të respektojnë natyrën e lojës e të përvojës në lojë, sidomos të fëmijëve të klasës së parë, të dytë e të tretë, edhe në formulimin e testit duhet patur në vëmendje kjo veçori moshore. 
“Matematika ime 2, një test në çdo javë” përpiqet të respektojë natyrën e lojës, të nxisë kureshtjen dhe ndjenjën krijuese te fëmijët e kësaj moshe dhe t’i motivojë ata në kryerjen e testit me dëshirë, për arritje më të larta në fushën e të nxënit.
Gjithashtu, në çdo test, përmes elementeve të veçantë, fëmijët ftohen të jenë krijues, vlerësues dhe vetëvlerësues, ashtu si edhe mësuesit e prindërit që do të ndjekin zhvillimin e testeve. Kësisoj, në një farë mënyre nxënësit, mësuesit dhe prindërit marrin pjesë në formulimin, zhvillimin dhe vlerësimin e testeve.
Testet e “Matematika ime 2, një test në çdo javë”, janë ndërtuar mbi bazën e një studimi të hollësishëm të programit të ri të matematikës dhe të teksteve mësimore të klasës së dytë të AF, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Duke qenë në dorën e fëmijës gjatë gjithë periudhës mësimore, “Matematika ime 2, një test në çdo javë” bëhet pjesë e natyrshme e procesit të vlerësimit, të të nxënit dhe të mësimdhënies.
Testet e hartuara për çdo grup temash apo për çdo kapitull, pasohen në vazhdimësi nga një test përmbledhës duke mundësuar edhe një vlerësim me natyrë formuese e diagnostikuese që identifikon dobësitë dhe përcakton drejtimet e ndihmës për të ardhmen.
Kësisoj “Matematika ime 2, një test në çdo javë” është një mjet ndihmës edhe për mësuesin e prindin gjatë mësimdhënies, vlerësimit, kontrollit dhe përkujdesjes së kohës së përgatitjes së mësimeve.
Ndryshe nga testet e tjera, për arsye të moshës së cilës i drejtohet, “Matematika ime 2, një test në çdo javë” përcjellë teste në të cilat përcaktohen vetëm pikët për çdo element ushtrimimi dhe sasinë e tyre në fund të testit. Duke i afruar mundësinë e pjesëmarrjes në formulimin e ndonjë elementi të formës së testit, autori e lë në dorë të nxënësit të gjejë se sa pikë ka fituar ai dhe të shënojë në fund të çdo testi shumën e pikëve.
Ky gjykim ka të bëjë edhe me gjithçka u nënvizua më lart në lidhje me moshën, lojën, frikën, stresin, dëshirën, kureshtjen, motivimin… Megjithatë, mësuesi, thuajse e ka të gatshëm formulimin e një tabele ku do të përcaktojë hapësirën e pikëve për nivelet e arritjeve. Këtu vlen të qartësojmë se “Matematika ime 2, një test në çdo javë” u drejtohet të gjithë nxënësve të klasës së dytë të AF, por në veçanti atyre që kanë nivel arritjesh të kënaqshme, shumë të kënaqshme dhe të shkëlqyer.

MATEMATIKA IME 3

Kopertina dhe ilustrimet:
Maringlen GJESTILA

                           
Testet e “Matematika ime 3, një test në çdo javë”, janë krijuar pas një studimi të hollësishëm të programit të ri të matematikës dhe të teksteve mësimore për klasën e tretë të Arsimit Fillor.
Gjatë zhvillimit të testeve, nxënësve të klasës së tretë u jepet mundësia të vlerësohen e të vetëvlerësohen. Gjithashtu, ata ftohen të krijojnë ushtrime dhe situata problemore, së bashku me mësuesin dhe prindin, të cilët mund të ndjekin, në çdo fundjavë, zhvillimin e një testi. “Matematika ime 3, një test në çdo javë” bëhet pjesë e natyrshme e kohës së të nxënit dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësit.
Testet janë hartuar për t’u zhvilluar pas çdo pesë orësh mësimi, pas çdo kapitull dhe për çdo tremujor.
Në fund të çdo jave nxënësin e pret një test që përmbledh njohuritë matematikore, të dhëna sipas programit të ri. Në këtë mënyrë nxënësit i jepet mundësia që të zhvillojë: një test pas çdo pesë orësh mësimi, pra 22 teste; një test pas çdo kapitulli, pra 9 teste; një test pas çdo tremujori, pra 3 teste dhe një test përfundimtar.
Testet “Matematika ime 3, një test në çdo javë” janë edhe një mundësi ndihme për mësuesin gjatë fazës motivuese, mësimdhënie e vlerësimi, një mundësi kontrolli që mund të ushtrojë prindi gjatë kohës së përgatitjes së mësimeve nga fëmija.
Në “Matematika ime 3, një test në çdo javë” përcaktohen pikët për çdo ushtrim e situatë problemore dhe shuma e pikëve në fund të testit.
Pas kryerjes së testit, nxënësi, me ndihmën e prindit dhe mësuesit mund të gjejë se sa pikë ka marrë për çdo ushtrim dhe të shënojë shumën e tyre. Duke krahasuar shumën e pikëve të mundshme me shumën e pikëve të fituara në përfundim të testit, nxënësi mund të vlerësohet dhe vetëvlerësohet. Tabelat e vlerësimit janë dhënë në fund të librit të testeve.
Nënvizojmë se se “Matematika ime 3, një test në çdo javë” u drejtohet të gjithë nxënësve të klasës së tretë të AF, por kryesisht nxënësve që kanë nivel arritjesh të kënaqshme, shumë të kënaqshme dhe të shkëlqyera.

MATEMATIKA IME 4

Kopertina dhe ilustrimet:
Maringlen GJESTILA


    Testet, të zhvilluara rregullisht, mundësojnë njohjen e nivelit të arritjeve dhe ndihmojnë për nxitjen dhe motivimin e procesit të të nxënit.     Por, për një ndikim pozitiv në ecurinë e të nxënit, duhet që testet të hartohen me kujdes e të zhvillohen rregullisht. 
    Gjithashtu, edhe për nxënësit e klasave të katërta, elemente të ndryshme të testeve duhet të përcjellin natyrën e lojës e të motivojnë nxënësit.
    Testet “Matematika ime 4, një test në çdo javë”, janë hartuar mbi bazën e njohjes dhe studimit të programit të ri të matematikës. 
    Gjatë zhvillimit të testeve, nxënësve u jepet mundësia të vlerësohen e të vetëvlerësohen, duke krijuar edhe ushtrime e situata problemore, vetëm dhe së bashku me mësuesin e prindin, të cilët mund të ndjekin zhvillimin e testeve. 
    Kësisoj, “Matematika ime 4, një test në çdo javë” bëhet pjesë e natyrshme e kohës së të nxënit dhe vlerësimit të arritjeve. Ajo i jep nxënësit mundësinë për të zhvilluar 32 teste për temat mësimore (një test pas çdo katër orëve mësimore), 11 teste përmbledhëse (një për çdo kapitull), 3 teste përfundimtare (një pas çdo tremujori) dhe 1 test vjetor.
    Testet “Matematika ime 4, një test në çdo javë” janë edhe një mundësi ndihme për mësuesin gjatë fazës motivuese, mundësi kontrolli e vlerësimi. 
    Në “Matematika ime 4, një test në çdo javë” përcaktohen pikët për çdo ushtrim e situatë problemore dhe shuma e pikëve në fund të testit. Pas kryerjes së testit, nxënësi, pasi gjen se sa pikë do të marrë për çdo ushtrim, në fund të faqes shënon shumën e tyre Duke krahasuar shumën e pikëve të fituara me sasinë e pikëve të testit, nxënësit i jepet mundësia të vlerësohet dhe vetëvlerësohet. Tabelat e vlerësimit janë dhënë në fund të librit të testeve.
    Nënvizojmë se “Matematika ime 4, një test në çdo javë” u drejtohet të gjithë nxënësve të klasës së katërt të AF, por kryesisht nxënësve që kanë nivel arritjesh të kënaqshme, shumë të kënaqshme dhe të shkëlqyera. 

MATEMATIKA IME 5


     Testet “Matematika ime 5, një test në çdo javë”, janë hartuar mbi bazën e njohjes dhe studimit të programit të ri të matematikës.
     “Matematika ime 5, një test në çdo javë” përcjell teste për:
 shkrimin, krahasimin, mbledhjen, zbritjen dhe rrumbullakimin e numrave; llojet e këndeve e të shumëkëndëshave, trupave gjeometrikë; faktet e shumëzimit dhe pjesëtimit, shumëzimin dhe pjesëtimin e numrave, vargjet numerike dhe numrat katrorë, dyfishimin dhe përgjysmimin, plotëpjesëtimin dhe shprehjet matematike; kohën dhe njësitë e saj; thyesat e barabarta, më të vogla e më të mëdha se një, për thyesat e parregullta e numrat e përzierë, mbledhjen dhe zbritjen e thyesave; drejtëzën e simetrisë, pikat dhe simetrinë në rrjetin koordinativ dhe zhvendosjen paralele; numrat dhjetorë: krahasimin, rrumbullakimin, mbledhjen, zbritjen, shumëzimin, dyfishimin dhe përgjysmimin e tyre; njësitë e matjes së gjatësisë e të masës, perimetrin dhe syprinën; numrat negativë e pozitivë; 
raportin, krahasimin e pjesëve me të tërën, përqindjen; përpunimin e të dhënave, interpretimin e të dhënave, dendurinë, modën dhe grafikët etj.
     Gjatë zhvillimit të testeve, nxënësve u jepet mundësia të vlerësohen e të vetëvlerësohen, duke krijuar edhe ushtrime e situata problemore. 
     “Matematika ime 5, një test në çdo javë” bëhet pjesë e natyrshme e kohës së të nxënit dhe vlerësimit të arritjeve. Ajo i jep nxënësit mundësinë për të zhvilluar 30 teste për temat mësimore (një test pas çdo katër orëve mësimore), 10 teste përmbledhëse (një për çdo kapitull), 3 teste përfundimtare (një pas çdo tremujori) dhe 1 test vjetor.
     “Matematika ime 5, një test në çdo javë” është edhe një mundësi ndihme për mësuesin gjatë fazës motivuese, mundësi kontrolli e vlerësimi. 
     Në “Matematika ime 5, një test në çdo javë” përcaktohen pikët për çdo ushtrim e problemë dhe shuma e pikëve në fund të testit. 
     Pas kryerjes së testit, nxënësi, pasi gjen se sa pikë do të marrë për çdo ushtrim, në fund të faqes shënon shumën e tyre. Duke krahasuar shumën e pikëve të fituara me sasinë e pikëve të testit, nxënësit i jepet mundësia të vetëvlerësohet. 
     Tabelat e vlerësimit janë dhënë në fund të librit të testeve.


AVENTURA NË PYLLIN ME PISHA

Kopertina dhe ilustrimet: 
Mariglen Gjestila


    Libri për fëmijë “Aventura në pyllin me pisha”, është një roman me një fabul tërheqëse. 
     Çdo pjesë e romanit ka një titull dhe lexohet edhe si tregim më vete, ndërsa të gjitha pjesët formësojnë të tërën. 
   Në qendër të rrëfimit është Eri, një djalë i vogël që banon vetëm me nënën dhe vëllanë e vogël në një shtëpi të bardhë rrëzë një pylli. 
   Një mbrëmje, Eri ai shkon në Qytezën e Bardhë për të blerë portokalle. Teksa kthehet, buzë një rrëpire i del përpara një ujk. Eri rrëzohet dhe humbet ndjenjat.  Gjithçka fillon nga ky çast.
     Romani vjen i ribotuar dhe i ripunuar.


EDHE PËLLUMBAT QAJNË


Renditur në Listën e Nderit IBBY 2022

Kopertina:
Mariglen GJESTILA

Emona dhe Lindi e duan shumë njëri-tjetrin. Ata ulen në një bankë, udhën për në shkollë dhe në shtëpi e bëjnë bashkë, gjithë lojëra e gaz. Shtëpitë i kanë përballë njëra-tjetrës, në anë të Floknajës së Kaltër, rrjedhës së Buronjës së Zanave. Brigjet e Floknajës së Kaltër i lidh Ura e Pëllumbave. Mbi atë urë rendin për te njëri-tjetri, mbi atë urë luajnë me pëllumbat, nga ajo urë hidhen e kridhen në Pellgun e Troftave. Por një ditë mbi Urën e Pëllumbave vërshojnë plumbat, ura digjet, pëllumbat marrin arratinë dhe… Emona e Lindi nuk mund të takohen më. Përse? Gjithçka ndodh më pas do ta gjeni në “Edhe pëllumbat qajnë”, një libër që nuk do ta harroni. 



MIQ, O MIQ


Piktor:
Maringlen Gjestila


ISBN: 978-9928-4342-9-6

Botimet: EMATHIA







"E IMJA GJUHA SHQIPE 2"

 Libri “E imja gjuha shqipe” është konceptuar si përmbledhje me pjesë leximi, vjersha, fabula dhe testime për nxënësit e klasës së dytë.

Pjesët letrare të përzgjedhura janë në përshtatje me moshën e nxënësve.

Çdo test ka në bazë të tij një pjesë leximi. Gjithsej janë 18 teste. 15 teste (një për 16 orë mësimi) për të kontrolluar njohuritë gjatë gjithë vitit mësimor. 3 teste (një për çdo tremujor) për të kontrolluar njohuritë e çdo periudhe mësimore. Libri përdoret gjatë gjithë vitit shkollor, por mund të përdoret edhe gjatë pushimeve verore.

Testet e librit “E imja gjuha shqipe” mund të përdoren edhe nga mësuesit e klasave të dyta për të kontrolluar nivelin e nxënies për çdo nxënës dhe për gjithë klasën.


"E IMJA GJUHA SHQIPE 3"
   

    Libri “E imja gjuha shqipe 3” është konceptuar si përmbledhje me pjesë leximi, vjersha, fabula dhe testime për nxënësit e klasës së tretë. Pjesët letrare të përzgjedhura janë në përshtatje me moshën e nxënësve të klasës së tretë. 
    Libri “E imja gjuha shqipe 3” përmban 29 pjesë leximi (përralla, fabula, tregime, vjersha). Çdo test ka në bazë të tij një pjesë leximi. Rreth pjesëve të leximit janë ndërtuar pyetjet dhe janë marrë fjalët, shprehjet e fjalitë për të ndërtuar testin. 
    Gjithsej janë 16 teste. 13 teste (një për 16 orë mësimi) do të përdoren për të kontrolluar njohuritë gjatë gjithë vitit mësimor. 3 teste (një për çdo tremujor) do të përdoren për të kontrolluar njohuritë për çdonjërën nga periudhat e vitit shkollor.
    Libri “E imja gjuha shqipe 3” përdoret gjatë gjithë vitit shkollor për të lexuar dhe për të kontrolluar njohuritë, por mund të përdoret edhe gjatë pushimeve verore.
    Testet e librit “E imja gjuha shqipe 3” mund të përdoren edhe nga mësuesit e klasave të treta për të kontrolluar nivelin e nxënies për çdo nxënës dhe për gjithë klasën. Mënyra e veçantë e konceptimit dhe ndërtimit të testeve e motivon fëmijën, nxit të menduarit,  nxit ndjenjën e vlerësimit e të vetëvlerësimit dhe gjallëron aftësitë krijuese. 
    Tabelat e vlerësimit me përshkrim për çdo test janë dhënë në faqen e fundit të librit.
Testet e librit “E imja gjuha shqipe 3” mund të përdoren nga çdo nxënës, edhe nëse tekstet janë të shtëpive të ndryshme botuese.


"E IMJA GJUHA SHQIPE 4"
 
    Libri “E imja gjuha shqipe 4” është konceptuar si përmbledhje me testime dhe pjesë leximi: vjersha, fabula, tregime, përralla, gjëegjëza dhe ilustrime. Mënyra e veçantë e konceptimit dhe ndërtimit të testeve e motivon fëmijën, nxit të menduarit,  nxit ndjenjën e vlerësimit e të vetëvlerësimit dhe gjallëron aftësitë krijuese.  
    Libri “E imja gjuha shqipe 4” përmban 27 pjesë leximi. Çdo test ka në bazë të tij një pjesë leximi. Rreth pjesëve të leximit janë ndërtuar pyetjet dhe janë marrë fjalët, shprehjet e fjalitë për të ndërtuar testin. 
    Gjithsej janë 16 teste. 13 teste do të përdoren për të kontrolluar njohuritë gjatë gjithë vitit mësimor. 3 teste (një për çdo tremujor) do të përdoren për të kontrolluar njohuritë për çdonjërën nga periudhat e vitit shkollor.
    Libri “E imja gjuha shqipe 4” përdoret gjatë gjithë vitit shkollor për të lexuar dhe për të kontrolluar njohuritë, por mund të përdoret edhe gjatë pushimeve verore.
Testet e librit “E imja gjuha shqipe 4” mund të përdoren edhe nga mësuesit e klasave të katërta për të kontrolluar nivelin e nxënies për çdo nxënës dhe për gjithë klasën. Tabelat e vlerësimit me përshkrim për çdo test janë dhënë në faqen e fundit të librit.
Testet e librit “E imja gjuha shqipe 4” mund të përdoren nga çdo nxënës, edhe nëse tekstet janë të shtëpive të ndryshme botuese.

  
"E IMJA GJUHA SHQIPE 5"  
  
    Libri “E imja gjuha shqipe 5” është konceptuar si përmbledhje me teste dhe pjesë leximi për nxënësit e klasës së pestë. 
    “E imja gjuha shqipe 5” përmban 27 pjesë leximi. Rreth pjesëve të leximit janë ndërtuar pyetjet dhe janë marrë fjalët, shprehjet e fjalitë për të ndërtuar testet. 
    Gjithsej janë 14 teste. 11 teste do të përdoren për të kontrolluar njohuritë gjatë gjithë vitit mësimor, ndërsa 3 teste (një për çdo tremujor) do të përdoren për të kontrolluar njohuritë për çdonjërën nga periudhat e vitit shkollor.
    “E imja gjuha shqipe 5” përdoret gjatë gjithë vitit shkollor, por mund të përdoret edhe gjatë pushimeve verore.
    Testet e librit “E imja gjuha shqipe 5” mund të përdoren edhe nga mësuesit për të kontrolluar nivelin e nxënies për çdo nxënës dhe për gjithë klasën.
    Në fund të çdo testi është vënë tabela e vlerësimit me përshkrim.
    Testet e librit “E imja gjuha shqipe 5” mund të përdoren nga çdo nxënës, edhe nëse tekstet janë të shtëpive të ndryshme botuese.


ME NXËNËSIT PËR NXËNËSIT

(rrëfime pedagogjike)

 Kanë shkruar për librin “Me nxënësit, për nxënësit”

    Prof.as.Dr. Astrit Bishqemi

shkrimtar

    E kemi njohur Fatmir Gjestilën si shkrimtar e poet për fëmijë e të rinj me një sërë botimesh të arrira artistike. E kemi njohur si fabulist, tregimtar e romancier të talentuar për lexuesit e vegjël e të rinj. E kemi njohur si mësues që përpiqet në formë lodruese t'ua përcjellë në shpirt e në mendje njohuritë matematikore e gjuhësore nxënësve të cklit të ulët të shkollës 9-vjeçare me botime të tilla, si: “Vallja e numrave“,  “Nori dhe matematika“, serinë e teksteve mësimore dhe letrare “Matematika ime" (1, 2,3,4,5), “ "E imja gjuha shqipe"(1,2,3,4,5)

    Me këtë botim që kemi në duar, "Me nxënësit, për nxënësit" (Rrëfime pedagogjike), rezultat i përjetimeve të tij nga jeta profesionale si mësimdhënës, personaliteti i këtij krijuesi na ndriçohet në një hulli tjetër intelektuale, në atë të mësuesisë. Rrezaton në këtë ditar pedagogjik, me episode jetike të shumta, njohja psikologjike moshore, dashuria e mësuesit për nxënësit si prind i vërtetë dhe gjetja e zgjidhjes së duhur pedagogjike. Pra, edhe vetëm me këtë botim, ne, si lexues, i japim Fatmir Gjestilës vlerësimin me titullin “Mësues i Merituar“, para se atë t’ia japin zyrtarisht institucionet arsimore në vend.

 Dr.Zenel Sina

pedagog

     Bibliotekës pedagogjike, dhe jo vetëm asaj, i shtohet një libër me vlerë. "Me nxënësit, për nxënësit" (Rrëfime pedagogjike) dallohet për qasjen origjinale dhe për mesazhet e qarta që përcjell për lexuesin në përgjithësi e në veçanti për mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Çdo mësues që e lexon librin, me siguri që do të gjejë veten e tij në këto rrëfime pedagogjike. Libri del nga korniza e ditarit pedagogjik dhe prezanton fisnikërinë, përkushtimin, ndjeshmërinë e mësuesit profesionist, të shkrimtarit, të poetit e të fabulistit të spikatur. "Me nxënësit, për nxënësit" (Rrëfime pedagogjike) është një mundësi reflektimi dhe frymëzimi për mësuesit në punën e tyre të përditshme. Me rrëfimet e tij, autori i kalon kufijtë pedagogjikë dhe, përmes letrares, hyn në fushën psikosociale të procesit mësimor. 

 Agim Totraku

mësues, redaktor

     Me këtë libër shkrimtari e poeti Fatmir Gjestila ia ka dalë të kapërcejë me shumë sukses vështirësinë më të madhe në fushë të krijimtarisë: të shkruarit e të rrëfyerit për botën e mrekullueshme të nxënësve. Autori ka pasqyruar aty përvojat e tij më të spikatura, që mund t’i afrohen vetë jetëgjatësisë së tij e që ai është kujdesur t’i ruajë me shumë kujdes në fund “të arkës së sendeve të çmuara”. Mjeshtëria e përdorimit të figuracionit artistik, magjia e latimit me sqimë, peshë e kujdes të fjalës, gërshetuar këto me përvojën e tij në mësimdhënie, aftësitë profesionale e didaktike, na krijojnë mundësinë të kemi në duar një krijim tejet të arrirë në fushën e letrave. Ai ka gjetur me shumë intuitë çelësin magjik të çlirimit të marrëdhënieve trekëndore: mësues-nxënës-prind, pasi aty gjejmë rrëfimin e këndshëm për nxënësit, udhëzuesin metodik e didaktik për mësuesit dhe njëkohësisht këshilluesin e paanshëm për prindërit.“Me nxënësit, për nxënësit” (Rrëfime pedagogjike) nuk duhet t’i mungojë askujt në fondin e librave të domosdoshëm për t’u lexuar.

 Maxhun Osmanaj

mësues, shkrimtar

     Me librin "Me nxënësit, për nxënësit" (Rrëfime pedagogjike) shkrimtari na paraqitet jo vetëm si mësues profesionist i një niveli të lartë, por edhe si psikolog me njohje të thellë të veçorive të moshave.Tregimet e këtij libri janë të veshura me petk edukativ, që përcjellin mesazhe mbresëlënëse. Rrëfimet kanë një gjuhë të kapshme për moshën. Autori, me qartësi dhe thjeshtësi, ndoshta qëllimisht i ikën gjuhës së ngjeshur figurative, megjithatë përshkrimet e brendshme me karakter psikologjik janë artistikisht të një niveli të lartë. Mendojmë se autori i ka dhuruar bibliotekës pedagogjike dhe  letërsisë shqipe për fëmijë një libër me vlera të larta ideo-artistike, që do të lexohet me ëndje dhe kërshëri jo vetëm nga lexuesit e vegjël, mësuesit dhe prindërit.

 Majlinda Bajraktari

mësuese

     E njoh prej vitesh krijimtarinë e shkrimtarit Fatmir Gjestila, ndaj e prita me kërshëri botimin e tij të radhës “Me nxënësit, për nxënësit” (Rrëfime pedagogjike). E lexova me një frymë, qesha dhe u përlota me copëzat e jetës së mësuesit, që s’ janë të panjohura për mua, mësuese prej 30 vjetësh. Ndërtova lehtësisht portretete fizike dhe shpirtërore të Ajkunës, Arlës, Gëzimit, Jorikut, Sarës, Borës... Dhe i përqasa me ëndje e dashuri me portretet e nxënësve të mi në vite. Është një libër për mësuesin, nxënësin dhe prindin. Është një libër që duhet të jetë në çdo bibliotekë shkollore.

 Lindita Fejzo

mësuese

     Libri “Me nxënësit, për nxënësit” (Rrëfime pedagogjike) është një libër me vlerë e që përcjellë mesazhe mjaft të qarta.Tregime që duhet t’i lexojnë jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit, të cilët do të gjejnë veten e tyre në këtë libër dhe do të marrin edhe këshilla e sugjerime që nuk vijnë si predikime të lodhshme morali, por si fjalë të urta të një njohësi të mirëfilltë, të hollë e të palodhur të botës shpirtërore të fëmijëve.“Me nxënësit, për nxënësit” (Rrëfime pedagogjike) është libër i denjë për një bibliotekë pedagogjike.