“EDHE TË QESHIM”
Autor: Fatmir Gjestila
Redaktor: Ndue Dedaj
Kopertina: Mariglen Gjestila
Botues: Reklama
ISBN: 99927-979-2-6
Vëllimi me fabula "Edhe të qeshim" përcjell tek lexuesit fabula ku ndihen aludimet e sensit politik nëntekstet e qarta, ironia e hollë, urtësia dhe satira e dukshme. Shumë nga fabulat e këtij vëllimi janë fshikulluese për moralin shpesh te dyshimtë të politikës shqiptare. Teksa lexon këto fabula të duket sikur ato të thonë se kohët ndryshojnë, por oborret dhe oborrëtarët duhen parë në sy dhe u duhen thënë të vërtetat po në sy.
Shkrimtari, poeti dhe publicisti Ndue Dedaj nënvizon se "fabulat e këtij libri janë të arrira artistikisht, shpesh me një poetikë të hollë e mjeshtërore, larg disa shfaqjeve banale të humorit të sotëm.".

“NUK TË FAL DREJTOR UJKU”
Fabula
Autor: Fatmir Gjestila
Redaktor: Çelik Petriti
Kopertina: Mariglen Gjestila
Botues: Alba Prim
ISBN: 978 99956 678 94
“Nuk të fal drejtor Ujku”, botuar nga shtëpia
botuese Alba Prim është vëllimi i dytë me fabula që vjen pas vëllimit “Edhe të
qeshim”.
Fabulat kanë një tematikë të gjerë dhe përcillen
nga një mori personazhesh. Fabulat dallohen për përfundimet e befta dhe sensin e
hollë të humorit.
Shkrimtari, poeti dhe publicisti Çelik Petriti vëren
se “...disa autorë kanë pasur mundësinë
(më së shumti për arsye të vendeve administrative të punës) të publikohen e të
vetëpublikohen me tepri nëpër medja, ndërkohë kur të tjerë nuk e kanë patur këtë
mundësi dhe, me sa duket, ata që merren me kritikë letrare, nuk kanë arritur të
ndjekin ritmikisht procesin krijues e, për pasojë, kanë rënë pre e kallëpeve të
gatshme modelesh. Nëse do të kapërceheshin këto, me siguri ky libër jo vetëm do
të ishte i dobishëm për t’u diskutuar, por edhe i tillë për t’u rekomanduar. Si
krijues konstatoj se autorit të “Nuk të fal drejtor Ujku” i buron fabula në tërë
laboratorin krijues të saj, që nga ngacmimi artistik, personazhet, kompozimi,
pasuria gjuhësore e deri te ritmi i vargut.”
“S'TË FAL DREJTOR UJKU”-ribotim-
FabulaAutor: Fatmir GjestilaRedaktor: Çelik PetritiKopertina: Mariglen GjestilaBotues: Alba Prim“S'të fal drejtor Ujku”,
ribotuar nga "Alba Prim" i ripunuar.