Qazim MUSKA
Hapësira letrare të denja për t’u përshëndetur dhe lavdëruar
-Shënime
rreth romanit të shkrimtarit Fatmir Gjestila-
Dihet që letërsia për fëmijë, në
krahasim me letërsinë për të rritur, në sistemin tonë letrar, ka mangësi
sasiore dhe cilësore. Por në zhanre të tillë si romani, kjo është edhe më e
theksuar. Ndaj, përpjekjet që bëjnë autorë të ndryshëm për të plotësuar e
zhvilluar me krijimet e tyre letërsinë për fëmijë, ndër ta edhe Fatmiri, i cili
ka hapësirën e vet në këtë mjedis letrar, janë për t’u përshëndetur dhe lavdëruar.
Vërej me kënaqësi se si Fatmiri ia ka
dalë të mbetet një romancier i mirë i kësaj letërsie edhe me veprën e tij të
fundit.

Nisur nga një aksion narrativ i thjeshtë,
nëse përmendim termat e Grimasit, që është dëshira e Borës për ta njohur drejtpërsëdrejti
nëpërmjet një udhëtimi në këmbë Udhën e
Arinjve, papritur lindin disa aksione
dhe kundëraksine të tjera që sjellin një shumësi veprimesh, ngjarjesh, skenash,
të pariturash dhe befasish deri në zgjidhjen fare të paparashikuar të avanturës
së saj.
Ajo që të bën përshtypje është se e
gjithë kjo dinamikë me densitet kaq të madh ndodh në një hapësirë dhe kohë
mjaft të kufizuar; vetëm në një pyll dhe vetëm në dy ditë. Brenda kësaj
dinamike, veç shumë e shumë gjërash që mund të analizohen, unë dua të përqëndrohem
në dy elementë, të cilët më ngacmuan gjatë leximit; larmishmëria e toponimeve
dhe përzgjedhja e emrave të personazheve.
Nëse, ashtu si Vladimir Propi, do të bëjmë
pak a shumë një analizë të morfologjisë së këtij romani me elementë të dukshëm
përrallorë, që i përshtaten botës së fëmijës si në rrëfimtari edhe në
konceptimin e strukturës letrare, me rezulton të jenë përdorur njëzet e katër toponime,
me etimiologji vendesh, sendesh apo
objektesh natyrore, me konotacione të veçanta, që sjellin në imagjinatë vegime
të ndryshme, të cilat reflektojnë pikërisht domethëniet e tyre.
Etimilogjia është e shumëllojshme duke përfshirë
botën e luleve (Maja e luleleve), të kafshëve dhe shpezëve (Udha e Arinjve,
Shpella e Lakuriqëve), të ngjyrave (Maja e Bardhë, Lugina e Blertë, Djerrinat e
Kuqe), të vendeve (sheshi Kuvendi i Dukagjinit, Lugu i Dasnjanjës, Liqeni i Unzës),
të njerëzeve (Qyteza e Gjergjit, Udha e Gjergjit) dhe deri te kozmosi (Lëndina
e Hënës).
Ajo që të bën përshtypje është se shumica
e tyre kanë një konotacion pozitiv duke ngjallur në përfytyrime besimin, shpresën
dhe jetën. Të tillë janë p.sh.Maja e Luleve, Maja e Bardhë, Lugina e Blertë, Livadhet
e Bardha, etj, ashtu siç ka edhe toponime me konotacione negative që e futin
botën e lexuesit të vogël në përfytyrime aventureske dhe të ankthshme si Laku i
Theqafjes, Udha e Arinjve, Shpella e Lakuriqëve, Puset e Thata, Përroi i Keq
etj.


Duke u ndalur në keto elemente, në dukje
dytësore, por që duke qenë në funksion të qëllimit të veprës; atë të përsosmërisë
artistikë, mendoj se ia vlente te evidentoheshin.
Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159
ReplyDeletePër magjinë e ribashkimit.
Për magjinë e shtatzënisë.
Magjinë fituese të lotarisë.
Çështjen gjyqësore fituese.
Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,
HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.